>Sketch Show: Season 1 | Episode 1 | 02.10.2011

>

Sketch është një format humori i “Avalon Production” i cili është realizuar me sukses në Britani, ShBA, Itali, Gjermani, Francë etj. Tashmë vjen në versionin shqiptar nga ekipi i suksesshëm i Apartamentit më të famshëm në Shqipëri, 2XL. Sketch Show është një program me kohëzgjatje 90-110 min në të cilin integrohen disa forma humori. Boshti i shfaqjes është një skenë gjigande në të cilën realizohen skeçe që kanë të bëjnë me aktualitetin dhe ku njëkohësisht ruhet interaktiviteti dhe komunikimi me publikun.
Të gjithë aktorët janë prezantues në forma të ndryshme të programit. Një tjetër element i rëndësishëm janë të ftuarit surprizë në shfaqje që do shfaqin aftësitë e tyre në aktrim duke ndërvepruar me aktoret.

Pjesa 2 – Janë sketche të xhiruara në terren të cilat prekin të gjithë problematikën e shoqërisë shqiptare. Ato janë të shkurtra dhe dinamike duke i dhënë ritëm shfaqjes.

Pjesa 3 – Është një pjesë e shfaqjes mjaft interesante pasi ka të bëjë me të kaluarën shqiptare. Brenda “Sketch Show” do zhvillohet një mini serial i cili do merret me Shqipërinë në vitet e shkuara duke u zhvendosur në periudha historike të ndryshme dhe duke i kthyer në situata humori.

Pjesa 4- “Sketch-in e bën ti” Për ta bërë programin sa më shume interaktiv dhe të prekshëm kemi vendosur që ndodhitë apo situatat me humor në të cilat janë gjendur njerëzit e thjeshte t’i kthejmë në sketche të xhiruara. Kjo rubrikë funksionon me vox-pop e në terren ku njerëzit pyetën mbi ndodhitë e tyre dhe më pas rrëfim realizohet nga trupa e spektaklit.

Këto janë katër elementet baze mbi të cilin do realizohet ky spektakël. Është një risi në ekranet shqiptare përsa i përket zhanrit të humorit dhe që sigurisht një format elastik që do tërheqë një audiencë maksimale pasi ka një eksperiencë të suksesshme në shumë shtete.